Themeluesit e Tesla dhe Twitter respektivisht, kishin vetëm pak sukses në fillimet e tyre në moshën e re. Iu desh atyre dhe të tjerëve disa herë të provonin që të vinin me idenë që I bëri ata emra të mëdhenj në industri.
Edhe pse shpesh janë storiet e atyre që kanë lënë kolegjin si Mark Zuckerberg që marrin më së shumti vëmendje, jo të gjithë manjatët e teknologjisë gjetën sukses në një moshë kaq të re.
Këto janë moshat dhe fillimet e gjigandëve të teknologjisë së sotme:
Elon Musk, 24 vjet
Musk dhe vëllai i tij, Kimbal themluan Zip2, një kompani që jepte guida për gazeta si New York Times dhe Chicago Tribune. Kompania më pas u ble nga firma kompjuterike Compaq.
Pas kësaj Musk krijoi shumë kompani të tjera sikur X.com, dhe kompanitë që tani është CEOsi TEsla, SpaceX dhe The Boring Company.
Miachel Dell, 21 vjet
Michael Dell themeloi Dell Technologies nga dhoma e tij në konviktin e Universitetit të Texasit në Austin. Çka filloi si një punë dytësore për të bërë ca para shtesë u krijua në një kompani profitabile që i lejoi atij të bindtë prindërit që të linte fakultetin.
Mark Zuckerberg, 19 vjet
Zuckerberg lansoi Facebookun në fillim me emrin “Thefacebook” nga dhoma e konviktit të tij në Universitetin e Harvardit. Ai la kolegjin po atë vit në mënyrë që të koncentrohej plotësisht në zhvillimin e medias së tij sociale.
Bill Gates, 16 vjet
Në shkollë të mesme Gates dhe një shok tij Paul allen lansuan një biznes të quajtur Traf-o-Data. Kompania automatizoi procesin e analizimit të të dhënave për rrugë në Washington.
Kompania vazhdoi të operojë edhe pas përfundimit të shkollës së mesme. Pastaj u futën në kolegj dhe e lanë atë. Dyshja lansoi Microsoftin në vitin 1975, dhe u fokusuan vetëm aty.
Jack Dorsey, 23 vjet
Dorsey ka lënë kolegjin dy herë. Derisa ishte në fakultetin e parë në Missouri, ai hakoi një kompani të quajtur Dispatch Managment Services dhe gjeti një të metë në sigurinë e tyre. Shefi i kësaj kompanie e punësoi Dorseyn menjëherë dhe e bindi të shkonte në New York, ku edhe ishin zyret e firmës.
Pasi u fut në Universitetin e New York, ai e la edhe atë që të vazhdonte me shokun e tij të zhvendosej në San Francisko. Të dy pastaj lansuan kompaninë softuerike të quajtur dNet. Dorsey do e krijonte së bashku me Kidd Twitterin gjashtë vjetë më vonë.
Evan Spiegel, 22 vjet
Spigel së pari dha idenë për Snapchat në një ligjeratë në Universitetin e Stanford në prill të vitit 2011. Klasa e tij e cilësuan idenë e tij të dërgimit të fotove që zhdukeshin shpejt si ide të keqe.
Disa muaj më vonë ai me shokët e tij lansuan Snapchatin nga shtëpia e babait të Spiegel në Los Angeles. Ai dikur më vonë u rrikthye për të përfunduar fakultetin në vitin 2018.
Steve Jobs, 21 vjet
Jobs dhe bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak u takuan nëpërmes një soku në vitin 1971, para se të fillonin kolegjin dhe u bënë shokë. Ata shpesh punonin së bashku në projekte të vogla të teknologjisë dhe së bashku morën pjesë në takimet e mbajtura nga Homebreë Computer Club në vitin 1975. Jobs dhe Ëozniak u interesuan në kompjutera në këto takime dhe shpejt e hoqën hobi të tyre në kompaninë Apple.
Të dy Stevët punuan jashtë garazhit në shtëpinë e zotëruar nga prindërit e Jobs. Fqinjët shpesh e panë që Jobs mbante takime nga kjo garazh veshur me xhinse të prerë dhe zbathur.
Jeff Bezos, 30 vjet
Bezos la punën e tij tek D.E. Shaw që të lansonte Amazon.com, që filloi si një shitës i librave online. Ai voziti përgjatë vendit me gruan e tij, MacKenzie, që të themelonin Amazon në Seattle. Ai kaloi krejt kohën e kësaj rruge duke folur në telefon me investitorë të mundshëm dhe duke bërë plane biznesi në kompjuterin e tij.
Emily Weiss, 25 vjet
Derisa ishte studente në Universitetin e NeW York, Weiss bëri një praktikë në Teen Vogue, ku ajo pati një paraqitje të shkurtër në reality serialin “The Hills”. Pasi mori diplomën, ajo punoi si një asistente e në Vogue. Gjatë kësaj kohe Weiss lansoi një bllog për bukurinë e grave të quajtur “Into the Gloss”. Ajo merrej me uebsajtin prej orës 16 deri në orën 20, në të njejtën kohë e mbante edhe punën në Vogue.
Brenda një viti, Weiss kishte rritur uebsajtin e saj në 10 milionë klikime brenda një muaji. Në këtë mënyrë ajo la punën dhe u fokusua krejtësisht në bllogun e saj. Pak më vonë Weiss lansoi Glossier, platformën për produkte të lira për lëkurë dhe produkte të bukurisë./ Insajderi.com