Insajderi
Lajme

Kaq përqind të votave mori Bekë Berisha në Prishtinë

Insajderi
12 October 2025 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kaq përqind të votave mori Bekë Berisha në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur 2.8% të votave, duke u renditur pas kandidatëve kryesorë.

Rezultatet paraprake tregojnë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, renditet shumë afër me 32.1%.

Në vendin e tretë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës me 28.9%, ndërsa Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1.7% të votave.

Marxhina e gabimit e Exit Poll-it është 2%, dhe janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës, sipas kompanisë./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark