Insajderi
Lajme

Prishtina shkon në balotazh sipas Ubo Consulting – Rama pritet të ballafaqohet me Çekun

Insajderi
12 October 2025 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prishtina shkon në balotazh sipas Ubo Consulting – Rama pritet të ballafaqohet me Çekun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh.

Rezultatet tregojnë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, renditet shumë afër me 32.1%.

Në vendin e tretë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9%, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.8%, dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7% të votave.

Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark