×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Karateiste dhe medaliste/ Kjo është gruaja e Robert Lewandowskit

    Insajderi
    18 July 2022 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Lewandowski është bërë nënshkrimi më i ri i FC Barcelonës, ​​por ai nuk do të zbresë i vetëm në Barcelonë. Së bashku me të do të vijë edhe bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, e cila gjithashtu shquhet si një sportiste e suksesshme dhe e njohur në vendlindjen e saj, Poloni.

    Anna, 33 vjeç, është një sportiste polake, që garon në karate dhe ka përfaqësuar vendin e saj në shumë raste. Po kështu, ajo ka vite që promovon jetesën e shëndetshme dhe ushqimin e mire, së bashku me disa anëtarë të ekipit të saj.

    Anna e bëri debutimin e saj kur ishte vetëm 13 vjeç, sepse që në moshë shumë të re ajo kishte dy frymëzime të mëdha: xhaxhai i saj Pawel Krzywanski (medalist i shumëfishtë në kampionatet ndërkombëtare të karatesë) dhe vajza e tij Katarzyna (kampione bote, europiane në karate).

    Sido që të jetë, pas debutimit të saj dhe me kalimin e viteve, ajo ka arritur të marrë çmime të shumta sportive. Gjatë gjithë këtyre viteve, Anna ka fituar 38 medalje në kampionatet polake, europiane dhe botërore. Përveç kësaj, ajo ka edhe projekte të tjera sportive mjaft të larmishme.  Siç u përmend më parë, ajo përpiqet të japë këshilla për stile jetese të shëndetshme dhe këshilla ushqimore së bashku me ekipin e saj. Ajo e bën këtë përmes blogut “Plani i shëndetshëm” nga Ann. 

    Përveç kësaj, në vitin 2014 ajo botoi librin e saj “Jeto të shëndetshëm dhe aktiv me Anna Lewandowska”. Ajo gjithashtu ka lëshuar disa DVD, në të cilat ndan ushtrime dhe stërvitje për t’u mbajtur në formë. E gjithë kjo plotësohet me vepra të tjera, si disa për promovimin e shprehive të shëndetshme të të ushqyerit.

    Anna karateiste dhe medaliste; kjo është gruaja e Robert

    Kështu, Anna Lewandowska e përkufizon veten si një atlete dhe biznesmene, që zhvillon një pjesë të madhe të aktiviteteve të saj në shëndet dhe mirëqenie. Në disa raste ajo ka bashkëpunuar me bashkëshortin e saj, Robert Lewandowski, në fushata të ndryshme.

    Anna karateiste dhe medaliste; kjo është gruaja e Robert

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark