Alain Giresse është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës. Giresse sot është prezantuar si përzgjedhës i ri gjatë një konferencë të mbajtur nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.
Përzgjedhësi francez, 69-vjeçar, tash e tri vite ishte i pa punë por që ka arritur të bindë drejtuesit e FFK-së që t’ia besojnë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
Giresse si futbollist ka luajtur në pozitën e mesfushorit sulmues dhe është fitues i Kampionatit Evropian me Francën në vitin 1984.
Po ashtu në vitin 1982, ishte futbollisti i dytë më i mirë në botë pasi u rendit i dyti në garën për “Ballon d’Or”.
Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986 dhe cilësohet si një legjendë e klubit.
Me Bordeaux, Giresse fitoi tre tituj të kampionit duke zhvilluar 592 ndeshje. Ai me fanellën e Bordeaux shënoi 180 gola.
Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille ku luajti nga viti 1986 – 1988Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).
Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.
Dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos. /insporti.com/