×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Karriera e bujshme e përzgjedhësit të ri të Kosovës si futbollist/ Në vitin 1982 i dyti për “Ballon d’Or” dhe fitues i Kampionatit Evropian me Francën

    Insajderi
    23 February 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alain Giresse është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës. Giresse sot është prezantuar si përzgjedhës i ri gjatë një konferencë të mbajtur nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

    Përzgjedhësi francez, 69-vjeçar, tash e tri vite ishte i pa punë por që ka arritur të bindë drejtuesit e FFK-së që t’ia besojnë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

    Giresse si futbollist ka luajtur në pozitën e mesfushorit sulmues dhe është fitues i Kampionatit Evropian me Francën në vitin 1984.

    Po ashtu në vitin 1982, ishte futbollisti i dytë më i mirë në botë pasi u rendit i dyti në garën për “Ballon d’Or”.

    https://insporti.com/e-fundit-kosova-behet-me-trajner-te-ri-giresse-nenshrkuan-me-kosoven/

    Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986 dhe cilësohet si një legjendë e klubit.

    Me Bordeaux, Giresse fitoi tre tituj të kampionit duke zhvilluar 592 ndeshje. Ai me fanellën e Bordeaux shënoi 180 gola.

    Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille  ku luajti nga viti 1986 – 1988Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

    Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.

    Dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos. /insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark