×
  • Showbiz
  • Show

    Karriera në Hollywood, vajza e Obamës heq mbiemrin e saj

    Insajderi
    04 November 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama tha se e mbështet vendimin e vajzës së tij, që kjo e fundit të heq mbiemrin e tij, për karrierën e saj kinematografike. Në fillim të këtij viti, Malia Obama, 26-vjeçare, hoqi mbiemrin e vajzërisë, në filmin e saj debutues “The Heart”, të cilin e drejtoi ajo vete si në aspektin e regjisë.

    The Heart” u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance 2024, ku emri i saj si regjisore në film, u shfaq si “Malia Ann”, një emërtimi i marrë nga emri i saj i parë dhe i mesëm. Në një intervistë të re në podkastin “The Pivot”, ish-presidenti ofroi mendimin, për sa i përket vendimit të vajzës së tij.

    “Sfida për ne është që të ato të na lejojnë t’u japim atyre çdo ndihmë”, tha Obama.

    “Dua të them, ato janë shumë të ndjeshme për këtë çështje dhe shumë kokëforta”

    Ish-presidenti shtoi e kishte thënë të bijës megjithatë se kjo nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, sepse njerëzit përsëri do ta dinin se ajo është vajza e ish-presidentit, pavarësisht nëse përdor emër tjetër.

    “Unë i thashë: ‘Ti e di se ata përsëri do ta dinë se kush je ti’,” kujtoi Obama.

    “Dhe ajo më tha: ‘E di çfarë? Unë dua që kur njerëzit ta shikojnë emrin tim për herë të parë, të mos me lidhin menjëherë me ty. Dhe unë pranova këtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark