Insajderi
Lajme

“Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”, KOMF me protestë para Kuvendit

Insajderi
23 May 2025 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”, KOMF me protestë para Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Motoja e protestës është: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.

KOMF kërkon që deputetët të reflektojnë mbi peshën e përgjegjësisë së tyre. KOMF konsideron që deputetët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vepruar urgjentisht për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Çdo vendim që dështojnë apo vonojnë ta marrin për fëmijët, është një barrë që e paguajnë fëmijët me shëndetin, mirëqenien dhe shpesh jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark