×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kartëmonedha më e vlefshme evropiane shkon në histori

    Insajderi
    03 January 2019 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për t’u siguruar tranzicioni i papenguar dhe nga arsyet logjistike, Banka Qendrore e Gjermanisë (Bundesbank) dhe Banka Qendrore e Austrisë do të vazhdojnë ta emetojnë këtë bankënotë deri më 26 prill 2019, pretendohet në sajtin zyrtar të ECB-së.

    Kartëmonedhat ekzistuese me vlerë prej 500 eurove do të vazhdojnë të jenë mjet ligjor i pagesës, që do të thotë se qytetarët edhe më tutje mund t’i përdorin qoftë për pagesë apo për kursim. Bankat, këmbimoret dhe palët tjera komerciale do të mund t’i mbajnë në qarkullim bankënotat ekzistuese prej 500 eurove, është kumtuar në ECB.

    Si edhe të gjitha kartëmonedhat e eurove, edhe ajo prej 500 eurove gjithmonë do ta mbajë vlerën e saj dhe do të mund, në çdo moment, të këmbehet në cilëndo bankë qendrore në eurozonë./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark