×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kastrati: VV-ja ka kontrabanduar projekt-ligjin për tekstet shkollore, për këtë edhe Glauk Konjufca dyshoi

    Insajderi
    09 April 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në seancën plenare të së enjtes në Kuvend ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për krim të organizuar në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

    Ai sot ka shpërndarë një video nga salla e Kuvendit ku ka hedhur dyshime se në votimin e Projekt-ligjit për tekstet shkollore nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë siç e parasheh ligji.

    “Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të majftueshme për të kaluar ky projektligj. Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Për këtë pretendim Kastrati i është drejtuar Ngavcit me pyetjen “Pse po i jep zor për ta kaluar këtë ligj të kontrabanduar?”.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark