×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Katari krenohet që Messi veshi mantelin arab derisa ngriti Kupën e Botës

    Insajderi
    19 December 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtarët e Katarit kanë arritur ta mbajnë fjalën, duke e detyruar kështu futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin t’i veshë rrobat tradicionale arabe.

    Sekretari i përgjithshëm i komitetit organizues të turneut të Katarit, Hassan Al Thawadi, shpjegoi vendimin për BBC Sport, përcjell Insajderi.

    “Është një fustan që vishet për ndonjë rast zyrtar dhe veshet edhe për festime. Kjo ishte një festë e Messit”- tha ai.

    “Kupa e Botës pati mundësinë t’i tregojë botës kulturën tonë arabe dhe myslimane. Kjo nuk kishte të bënte me Katarin, ishte një festë rajonale” – theksoi Hassan.

    Ndryshe, kapiteni i Argjentinës, Messi fitoi Kupën e Botës të dielën në mbrëmje, pasi skuadra e Lionel Scaloni mposhti Francën në një nga finalet më dramatike.

    Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ia dha trofeun e Kupës së Botës Argjentinës pas 36 vitesh.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark