×
  • Lajme
  • Lajme

    Katastrofë mjedisore në plazhet e Vlorës

    Insajderi
    24 May 2016 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katastrofë mjedisore në plazhin e Nartës, në prag të sezonit tursitik. Një sasi e konsiderueshme solari është përhapur me shpejtësi në det, duke ndotur të gjithë vijën prej tre kilometrash. Shkak për këtë është bërë një defekt në një prej anijeve që ishte duke përpunuar naftën.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se prej dy ditësh një sasi e kosniderueshme nafte bruto është derdhur në det, e favorizuar nga dallgët që e kanë nxjerrë përgjatë gjithë vijës bredegatre të plazhit të Nartës.

    Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme janë vënë në djeni Bashkia e Vlorës, policia kufiatre, kapiteneria e portit, si dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit.

    Sipas nënkryetarit të Bashksië së Vlorës, Ardian Musta, ndaj anijes që derdhi naftën është vënë gjobë prej 1 milion lekë të reja, si dhe masa e pezullimit të aktivitetit deri në kthimin në normalitet të vijës bregdetare.

    Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar lidhur me ndotjen në plazhin e Nartës, duke deklaruar se institucionet në vartësi të dikasterit të tij kanë marrë një sërë masash, njofton Top Channel.

    “Ministria e Mjedisit dhe institucionet në vartësi të saj, si ISHMP dhe AKM, kanë qenë dje në vendin e ndotur në zonën e Zvërnecit, që në momentin e identifikimit të ndotjes”, ka deklaruar Koka.

    Ministri ka bërë me dije se, ISHMP ditën e djeshme ka marrë masën e pezullimit të plotë të aktivitetit të anijes që po vepronte në zonë, si dhe masën administrative me gjobë ndaj saj.

    “Ndërkohë vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit në vendngjarje dhe përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon, deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar”, citohet Koka në njoftimin për shtyp.

    Ministri ka kërkuar angazhim maksimal edhe nga strukturat të tjera për këtë emergjencë të ndotjes mjedisore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark