Brenda dekadës së kaluar ambienti i Fintech ka lëvizur shumë nga të qenurit biznese fillestare jo stabile në faktorë kyç në industrinë e financave. Klientët po bëhen gjithnjë e më të pranueshëm për teknologjinë financiare si pjesë e bankimit të tyre të përditshëm, një faktor që ka zgjeruar sektorin e shërbimeve dhe e ka nivelizuar me fushën e veprimit me institucionet tradicionale financiare.
E ardhmja e Fintech do të jetë më pak shpërqëndruese dhe më shumë bashkëpunuese. Teknologjitë e tilla janë të prirura për të përmirësuar shërbimet financiare për klientët dhe bizneset.
Më poshtë kemi listuar katër zhvillime të rëndësishme që do t’i japin formë të ardhmes së FinTech (teknologjisë financiare).
Më shumë bashkëpunim mes shërbimeve tradicionale financiare dhe Fintech
Më parë të shikuara si inovacione fillestare dhe biznese me potencial zhvillimi, sot faktorë të rëndësishëm, institucionet financiare që kanë në qendër Fintech do të imponohen në fushën e financave si lojtar i rëndësishëm.
Të dyja palët shohin vlerë në njëra-tjetrën: firmat me Fintech kanë nevojë për kapital dhe qasje në bazën e klientëve, kurse bankat kanë nevojë që të përqafojnë qasjet e reja dhe teknologjinë që do të vazhdojë të ofrojë shërbim kualitativ.
Fintech do të perceptohet si pjesë e shërbimeve financiare
Tashmë kemi përmendur bashkëpunimin e mundshëm mes institucioneve tradicionale dhe atyre që shfrytëzojnë Fintech, por gjerat do të shkojnë një hap më përpara se kaq.
Teksa ndarjet mes këtyre dy lojtarëve në fushën e financaive do të bijnë nën hije, do të shohim se si institucione financiare do të merren si të tilla, primare, për kryerjen e shërbimeve financiare, pa aspektin teknologjik si atribut primar.
E gjithë fusha financiare po përfaqëson teknologjinë dhe po shkon në të njëjtin drejtim, kështu që është e paevitueshme që Fintech do të perceptohet si lojtar që gjithnjë e më pak po qëndron larg.
Shkenca e të dhënave do të çojë në performancë të fortë
Një prej inovacioneve më të mëdha që ka ardhur nga Fintech është zhvillimi i shkencës së të dhënave, që ka potencialin që të realizojë performancë më të fortë në sektorin e shërbimeve financiare.
Me kapacitet më të lartë të procesimit të të dhënave në më shumë mënyra efektive, kompanitë do të jenë në gjendje që të realizojnë shërbime të nivelit më të lartë për klientët, ashtu sikurse të përmirësojnë punën në brendësi, duke ndihmuar klientët në vendimmarrje më të mençur.
Janë bërë falë Fintech avancime të mëdha në detektimin e gabimeve, modelimin e riskut për investime, marketingun e personalizuar dhe parashikimet e vlerave jetësore. Teksa Fintech po përmirësohet, adoptuesit e hershëm në tregun e shërbimeve financiare do të kenë përparësi të madhe ndaj konkurrentëve që adaptohen në formë më të ngadalshme.
Lidhshmëria më e mirë do të jetë kyçe për jetëgjatësinë
Sektori i Fintech lëviz shpejt dhe secila kompani e suksesshme do të duhet të jetë skajshmërisht fleksibile dhe tejet e adoptueshme për të shpëtuar.
Sidoqoftë, janë firmat ato që do të dëshirojnë të përqafojnë një mënyrë më të lidhur të të bërit biznes që do t’i bëjë me gjasa më të mira për të qenë në këtë fushë për dhjetë vitet e ardhshme e pse jo edhe më shumë.
Duke u siguruar se secila pjesë e kompanisë është e ndërlidhur, a do të jetë me anë të të dhënave, procesit ose vet njerëzve, kjo do të mundësojë vendimmarrje më të mirë dhe aftësi për të qëndruar vigjilent në një kohë kur ligjet financiare dhe rregullativat po ndryshojnë në formë të shpejtë.Bizneset tradicionale shpesh ndajnë operacionet e tyre në departamente dhe në shumicën e rasteve, këto departamente dështojnë që të komunikojnë, duke çuar në zhvillime kritike.
Kur gjithçka ka ndërlidhje më të mirë atëherë qarkullimi i informacioneve është më i mundshëm, që do të thotë se komkpanitë Fintech mund të jenë më syçelë se sa konkurruesit e tyre. Kjo mund të shpaguhet shumë kur konkurroni ndaj institucioneve shumë-kombëshe financiare me më shumë resurse.
Në vendin tonë një shembull i implementimit të plotë të Fintech në sensin e zhvillimit të gjithmbarshëm, jo vetëm të fushës financiare, është Monego.
Institucioni financiar jo-banka i specializuar në dhënien e kredive të shpejta ka arritur që me anë të një stafi të ri dhe të shkathtë të implementojë Fintech drejt përmirësimit të skajshëm të shërbimeve financiare, duke ofruar një prej risive më të mëdha, aplikimin për kredi online për pak minuta në faqen zyrtare Monego.com.
Kjo teknologji po bëhet e pashmangshme për gjithë fushën financiare dhe Monego mund të thuhet pa asnjë dyshim se është bartëse e Fintech, zhvillimit më të rëndësishëm në botën financiare.