×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Katër ditë para përfundimit të afatit për targat, kjo është thirrja e Kurtit për qytetarët serbë

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti u ka bërë edhe sot thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që ti konvertojnë targat në RKS.

    Këto komente Kurti i bërë pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes në afërsi të Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, derisa konfirmoi se do të ketë takime me presidente e KE-së.

    “Sot kemi takim me Ursula von der Leyenin, dhe kemi aktivitetet tona ditore. Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha shkurt Kurti.

    Ndërkohë, afati për konvertimin e targave përfundon më 31 tetor.

    Pa lëvizur nuk po qëndron as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është takuar sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

    Pas këtij takimi, Goran Rakiq ka deklaruar se Vuçiq iu ka garantuar mbështetje duke thënë se Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj.

    Sipas, Rakiqit presidenti serb ka thënë se nëse njësia speciale e policisë së Kosovës apo ndokush tjetër tenton të konfiskoj veturat serbe, ata do të përdorin të gjitha mjetet dhe do të rezistojnë në mënyrë paqësore, transmeton Insajderi.

    “Prishtina investoi miliona euro për fushatën e targave, por serbët e njohin propagandën. Nëse ka veprime të dhunshme që kanë të bëjnë me konfiskimin e automjeteve, ne do t’i bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu, pastaj hyrjen në Kosovën qendrore në jug”, ka thënë Rakiq. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark