Ballkani të martën do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Konferencë Ligës kundër La Fioritas. Kualifikimi po thuajse është siguruar pas fitores në ndeshjen e parë me katër gola të shënuara nga Ballkani, shkruan Insajderi.
Duket se klubi nga San Marino, për përballjen e nesërme do të ketë probleme me mungesa të futbollistëve.
Sipas portalit “Sanmarinortv.sm” katër futbollistët të La Fioritas do të mungojnë për shkak se kanë marrëdhënie pune.
Në këtë artikull thuhet se futbollistët kanë vendosur të qëndrojnë në punët e tyre dhe se e kanë parë të pa arsyshme udhëtimin për në Prishtinë.
Lunadei, Zafferani, Vitaioli dhe Pellegrino janë mungesat e La Fioritas në ndeshjen e kthimit kundër Ballkanit në Prishtinë.
Ndeshja e kthimit luhet të martën (nesër) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Insajderi/