×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Katër mënyra për të qëndruar më të hidratuar

    Insajderi
    23 August 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pirja e sasive më të mëdha të ujit për t’u siguruar që të qëndroni të hidratuar mirë gjatë gjithë ditës, mund ta përmirësojë shëndetin tuaj.

    Është koha e përkryer për t’u siguruar që hidratimi është një zakon i shëndetshëm në rutinën tuaj të rregullt. Megjithatë, nëse aktualisht nuk e keni prioritet të qëndroni të hidratuar, mendimi për të bërë një ndryshim mund të duket sfidues apo edhe i frikshëm. Si mund të pini më shumë ujë në ditë, por duke mos ju dukur si një punë e përditshme?

    Këtu janë disa këshilla të miratuara nga ekspertët për t’ju ndihmuar të pini më shumë ujë, të cilat mund t’i përfshini lehtësisht në rutinën tuaj të rregullt.

    Këto këshilla jo vetëm se do t’ju ndihmojnë të pini më shumë ujë, por do t’ju lejojnë të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës pa pasur nevojë të mendoni për këtë.

    Hani ushqime hidratuese

    Mos harroni se ushqimet, si shalqiri dhe kastraveci përbëhen kryesisht nga uji. Prandaj, zgjedhja e këtyre ushqimeve mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të hidratuar thjesht duke ngrënë ushqim.

    Këto ushqime kanë elektrolite natyrale, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e statusit të shëndetshëm të hidratimit. Shalqiri përbëhet nga 92 për qind ujë dhe përmban elektrolitet, si magnez dhe kalium.

    Përdorni shishe të mëdha të ripërdorshme

    Blerja e një shisheje të madhe uji mund të jetë gjithashtu një mënyrë e dobishme për të pirë më shumë ujë. Mund të duket shumë e thjeshtë, por blerja e një shishe uji të ripërdorshme mund ta bëjë shumë më të lehtë pirjen e ujit.

    Filloni duke synuar të pini të paktën një shishe të plotë në ditë, më pas arrini deri në dy shishe.

    Provoni ujë me aromë

    Shtimi i limonit, frutit lime ose grejpfrutit në ujin tuaj, gjithashtu mund ta shtojë dëshirën tuaj për të pirë, pa cenuar integritetin shëndetësor të pijes. Uji me limon në veçanti është lidhur me përfitime të ndryshme shëndetësore.

    Zgjidhni ujin

    Sigurisht, pijet tjera mund ta hidratojnë trupin tuaj, por të gjitha ato janë të zbehta në krahasim me ujin. Në vend të pijeve të gazuara me sheqer ose filxhanëve të mëdhenj me kafe, zgjidhni ujë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark