Insajderi
Botë

Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni

Insajderi
30 November 2025 - 10:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën katër persona janë vrarë nga një sulm i armatosur që ka ndodhur në festën e ditëlindjes së një fëmije në Kaliforni.

Dhjetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat gjatë festës që po mbahej në një restorant të shtunën në mbrëmje, në qytetin verior të shtetit, Stockton.

Policia lokale ka thënë se viktimat përfshijnë si të rritur ashtu edhe fëmijë. Gjendja e të plagosurve nuk është e qartë, raporton BBC.

I dyshuari për sulmin është ende në arrati teksa policia thotë se beson që ai të ketë pasur dikë cak.

Zyra e Sherifit të Qarkut, San Joaquin ka thënë se të shtënat kanë ndodhur pak para orës 18:00 sipas orës lokale të shtunën dhe u ka bërë thirrje kujtdo që ka “informacion, videopamje ose që mund të ketë qenë dëshmitar i ndonjë pjese të incidentit” të paraqitet.

Kalifornia ka disa nga ligjet më të rrepta për armët e zjarrit në SHBA dhe vitet e fundit është përballur me sfida ndaj tyre.

Në vitin 2021, një gjyqtar federal ka hedhur poshtë ndalimin e shtetit për armët e sulmit, siç është pushka AR-15.

Vitin pasardhës, Gjykata Supreme e SHBA-së zgjeroi të drejtat e armëve, duke rrëzuar një ligj të Neë Yorkut që kufizonte të drejtat e mbajtjes së armëve, duke rrezikuar një rregullore të ngjashme në Kaliforni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark