×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “Kazan të bërllokut…”- Berisha flet para ndeshjes Kosovë – Izrael, kështu i quan tendencat pro-palestineze

    Insajderi
    12 November 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i njohur kosovar, Ridvan Berisha ka bërë thirrje që të mirëpritet kombëtarja e Izraelit në ndeshjen që pritet të mbahet sonte me kombetarën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Policia e Kosovës është mobilizuar në maksimum për të ofruar siguri pasi që ka tendenca e thirrje nëpër rrjete sociale për të destabilizuar situatën duke mbështetur Palestinën.

    Ndaj kësaj situate, Berisha ka kujtuar se Kosova është shtet laik dhe nuk duhet përfshihet feja në një ndeshje futbollisitke.

    “Nuk na takon neve të përfshihemi me kaq emocion në një situate që s’ka lidhje me neve”, shprehet Berisha për Insajderin

    Këto grupe, sipas Bërishes janë grupe që kanë afërsi me grupet radikale islame të cilët i quan “Kazan me bërllok” për të cilët thotë se nuk kanë interes për të drejtat e njeriut por demonstrimin agravues të nacionalizmit fetar islam kundër hebrenjve.

    Ajo çka po shohim në Prishtinë dhe rrjete sociale përfaqëson një lloj kazani të bërllokut të grupeve shoqërore që fare nuk e kanë dert lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut, mbrojtjen e civilëve por më shumë e kanë dert demonstrimin agravues të nacionalizmit fetar islam kundër hebrenjve. Kjo nuk duhet të jetë prezentë në Kosovë, absolutisht  nuk duhet ta paraqes imazhin e Kosovës sepse është rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara dhe BE duke e denoncuar  Hamasin sikur organizatë terroriste”, ka thënë Berisha.

    Berisha thotë se me mikpritje të lojtarëve izraelit, kujtojmë mikpritjen e gjyshërve dhe stërgjyshërve në kohën kur hebrenjtë ishin duke u përballur me zhdukje.

    “Ardhja e kombëtares së Izraelit në Kosovë do të duhet të manifestonte mikpritjen e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë tradicional kur ata i shpëtuan hebrenjtë ndërsa ishin duke u përballur me zhdukjen e nazi-fashizmit gjerman”, është shprehu ai për Gazetën Insajderi.

    Deklarata e tij e plotë dhënë për Gazetën Insadjeri:

    Kosova është vend i lire demokratik ka të adaptuar të gjitha konventat që garantojnë lirinë e mendimit dhe shprehjes. Kosova është shtet laik, garanton mendimin e lirë dhe feja është e ndar nga shteti. Në aktualitetin e tashëm shohim një për pjekje të panevojshme sentimentale të grupeve të ndryshme që kanë afersi me grupet radikale islame duke demostruar me flamuj në mbështetje të Palestinës në kuadër të një ideologjie politike që po vendoset në Kosovë kundër shteti laik.

    Ardhja e kombëtares së Izraelit në Kosovë do të duhet të manifestonte mikpritjen e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë tradicional kur ata I shpëtuan hebrenjtë ndërsa ishin duke u përballur me zhdukjen e nazi-fashizmit gjerman.

    Ajo çka po shohim në Prishtinë dhe rrjete sociale përfaqëson një lloj kazani të bërllokut të grupeve shoqërore që fare nuk e kanë dert lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut, mbrojtjen e civilëve por më shumë e kanë dert demonstrimin agravues të nacionalizmit fetar islam kundër hebrenjve. Kjo nuk duhet të jetë prezentë në Kosovë, absolutisht nuk duhet ta paraqes imazhin e Kosovës sepse Kosova është rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara dhe BE duke e denoncuar Hamasin sikur organizatë terroriste.

    Ne jemi larg Izraelit jemi në zemër të Europës dhe nuk na takon neve të përfshihemi me kaq emocion në një situate që s’ka lidhje me neve. Izraeli na ka njohur Palestina nuk na ka njohur por kjo nuk e strehon të drejtën tonë për të qenë në mbrojte të viktimave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark