Peja ka treguar fuqinë e kampionit të Kosovës, duke triumfuar me rezultat 83:79 (26:19, 14:22, 16:21, 27:17) ndaj ekipit polak, Spojnia Stargard, në ndeshjen e tretë të Europe Cup në basketboll.
Vendasit shokohen nga pejanët në një ndeshje të luftuar deri në frymën e fundit.
Përballje interesante e me rivalitet deri në qindtat e fundit të sekondës.
Në çerekun e parë Peja u tregua e fortë dhe ka avancuar me 7 pikë (19:26).
Çereku i dytë mjaft interesant dhe vendasit gradualisht e shkrijnë epërsinë.
Në minutën e 20-të Peja në epërsi me 38:40 por Spojnina Stargard shkoi në pushim me një pikë dallim (41:40) në favor të tyre.
Në minutën e 35-të 69:68 për vendasit.
Peja ndezë “motorë” në momentet vendimtare duke kaluar në epërsi dhe udhëheq me 69:72 në minutën 36-të, pastaj 71:75.
75:77 në minutën e 39-të, fundi dramatik e me emocione.
Peja kryeson me 5 pikë apo ka dy fitore e një humbje në Grupin H dhe Spojnia Stargard është në vend të dytë apo me një
fitore e dy humbje me 4 pikë por që të dyja kanë nga një ndeshje më shumë.
Tervell Beck me 21 pikë është më efikasi të Peja, i ndihmuar nga Davis 18 e Jay Jay Chandler 14
Në radhët e vendasve u shquan Stephen Brown me 21 pikë, Arguster Daniels 21 e Benjamin Simons 20 sosh.