KB Prishtina ka reaguar pas sulmit të autobusit që bartë skuadrën nëpërmjet një komunikate për shtyp pas ndeshjes me KB Pejën, shkruan Insporti.com.
Mbrëmë (të mërkurën), autobusi i KB Prishtinës është sulmuar nga një grup personash pak para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur kur autobusi ishte bartur gjithë skuadrën për në palestrën e Karagaçit.
Në këtë komunikate thuhet se nuk ka të lënduar dhe se Prishtina pavarësisht sulmit tregoi se është një klub i madh dhe vazhdoi garën aty ku duhet, në sallën e Karagaçit.
Po ashtu kanë falënderuar kryesinë e KB Trepçës, të cilët i kanë qëndruar pranë klubit kryeqytetas pas sulmit.
Në medie mbrëmë është raportuar se grupi ultras i KB Trepçës “Torcida” ka kryer sulmin, por një gjë të tillë e kanë mohuar duke u distancuar nga ky sulm.
Prishtina u mposht në derbi nga KB Peja duke u eliminuar nga “Final 8” për këtë sezon. KB Peja është kualifikuar në gjysmëfinale.
Më poshtë komunikata e KB Prishtinës: