KB Trepça ka marrë edhe një dënim tjetër pa shikues si vendas nga Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Në informatorin e publikuar të mërkurën, Trepça është dënuar me një lojë pa shikues shkaku i futjes së personave të paautorizuar në parket pas ndeshjes me Yllin derisa ende në fushë ishin lojtarët dhe personat zyrtar të ndeshjes.
Po ashtu, në këtë situatë thuhet se anëtari i bordit të Trepçës, Lindrit Misini tenton ta sulmojë gjyqtarin Elldin Uglari, të cilin vazhdimisht e ka ofenduar. E për këtë, ndaj Misinit është ngritur procedurë disilinore.
Ndërkohë, një gjobë prej 100 eurosh është dhënë edhe për basketbollistin Erjon Kastrati. Gjobë të njëjtë ka marrë edhe Jahii Carson i Vëllaznimit, ndërsa trajneri i Pejës, Can Sevim është gjobitur me 50 euro.