×
  • Sport
  • Sport

    KB Trepça dhe KB Peja zhvillojnë sot ndeshjet në FIBA Europe Cup

    Insajderi
    14 November 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Peja dhe Trepça sot do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

    Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike. Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

    Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

    Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.

    Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84.

    Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark