Trepça ka triumfuar me rezultat 82:77 (20:22, 20:16, 24:25, 18:14) ndaj Sigal Prishtinës, duke e barazuar serinë e fitoreve në 2:2 në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Rreth 3.000 shikues krijuan atmosferë për mbamendje në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Në një atmosferë drithëruese, lojë me kthesa në rezultat por mitrovicasit në fund treguan përqendrim dhe shënuan fitore të merituar.
Në ndeshjen e pestë në kryeqytet do të përcaktohet finalisti, që do të ndeshet me Pejë.
Çereku i parë u përshkrua me rivalitet të madh ashtu siç iu ka hije dy ekipeve me renome.
Prishtina kishte epërsinë me 2 pikë (20:22).
Në çerekun e dytë mitrovicasit treguan lojë më të mirë, avancojnë me 37:31 dhe për të shkuar në pushim me dy pikë (40:38).
Në minutën e 26-të, rezultati barazohet në 54:54, për të vazhduar drama në minutat vijues.
Rezultati 64:63 në minutën e 31-të, për të kaluar më pas në epërsi (64:65) ekipi kryeqytetas.
Çereku i fundit për infarkt, të dy ekipet luftuan me mish e më shpirt por edhe gabimet ishin evidente nga ngarkesa e madhe.
Në minutën e 34-të, rezultati 66:67 në favor të prishtinasve, por vendasit rikthyen epërsinë në 68:67.
Basketbollisti Dardan Berisha shënon një trepikësh për 68:70.
Trepça me vetëmohim të pashoq përveç që ka barazuar (70:70) kaloi edhe në epërsi m dy pikë (72:70 në minutën e 36-të. Më pas edhe në (74:71) tre pikë e ngrit epërsinë!
Trepça ngadhënjen me rezultat 82:77 ndaj prishtinasve.
Basketbollisti Kendrick Brown me 21 pikë është më efikasi të Trepça, i ndihmuar nga Jamel Artis 16, Andrew Michael Gordon 12 e Drilon Hajrizi 11.
Dardan Berisha është më efikasi të prishtinasit, me 23 pikë, i ndihmuar nga Derrick Wilson me 18 sosh.