Trepça e Mitrovicës është fitues i Kupës Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit në finale shënuan fitore me rezultat 74:66 (17:20, 24:20, 17:18, 16:8) ndaj Sigal Prishtinës.
Në palestrën e sportit “Izair Isma” në Rahoveci, ishin rreth 2.000 shikues, panë një lojë të mirë e me rivalitet të madh.
Çereku i parë me kthesa në rezultat, ndërsa Prishtina doli më e mirë për 3 pikë (17:20).
Në çerekun e dytë, Trepça tregoi më shumë dhe arriti të përmbys epërsinë e prishtinasve, duke kaluar në epërsi me 41:40 në minutën e 20-të.
Në minutën e 26-të, Trepça në epërsi me 51:50, barazohen shifrat 51:51, pastaj 51:52 për prishtinasit.
Në minutën e 30-të, rezultati 58:58, kësisoj dhjetë minutat e fundit ishin me emocione të mëdha qoftë të Prishtina qoftë të Trepça.
Ndeshje me shumë gabime në çerekun e fundit, treguesi më i mirë është se si njëra ekip po ashtu dhe tjetra palë, nuk shënuan me shumë se nga dy pikë në katër minutat e parë (62:62).
Në minutën e 34-të, Trepça në epërsi me tre pikë (65:62) dhe ka fituar finalen me rezultat 74:66.
Basketbollisti Drilon Hajrirzi është me efikasi të Trepça me 16 pikë, i ndihmuar nga Kendrick Brown me 14 e Will Daniels me 12.
Në petkun e Prishtinës, Dardan Berisha është me efikasi me 16 pikë, i ndihmuar nga Dustin Thomas 16 e Derrick Willson 13.