Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare, lidhur me gatishmërinë e tyre për partitë politike, pjesëmarrjen në zgjedhje, vlerat për të cilat ata i nxisin për të dhënë votën si dhe për liderët model.
Si KDI-së një e gjetur shqetësues nga anketimi ka dalë se të rinjtë i shohin partitë politike si institucione nga të cilat mund të përfitojnë punësim dhe avancim më të lehtë në karrierë.
Shumica e të rinjve kanë deklaruara se do të dalin në zgjedhje. Ndërsa subjekti politik i preferuar ka rezultuar të jetë Lëvizja Vetëvendosje, me 27 përqind, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20 përqind.
Në bazë të rezultateve të hulumtimit ka dalë se të rinjtë e Kosovës, nëse do të duhej ta zgjidhnin një model prej njërit nga liderët e politikës, 23.5% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjë prej politikanëve ekzistues nuk janë model që duhet ndjekur.
Ndërsa pjesa më e madhe 13.7 përqind kanë zgjedhur Albin Kurtin.
Pas Kurtit të rinjtë kanë renditur si lider model Hashim Thaçin me 10.5 për qind, Kadri Veseli me 7.2 për qind dhe Ramush Haradinaj me 5.4 për qind.
Pesë shqetësimet kryesore të të rinjve sipas hulumtimit kanë dal të jenë: papunësia, zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, shëndetësia dhe liberalizimi i vizave.
Hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem. /Insajderi.com