×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KEDS: Erërat e forta shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik

    Insajderi
    25 February 2023 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta mëngjesin e së shtunës, janë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik në disa pjesë të Kosovës.

    Në njoftimin e KEDS-it thuhet se disa dalje kanë mbetur jashtë funksionit.

    Rajonet më të prekura nga dëmet janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

    “Për shkak të erërave të forta që sot në mëngjes kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike. Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit. Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj. Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark