×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS ka filluar inspektimet e pikave matëse kufitare në veri

    Insajderi
    03 January 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Kosovare për Distribum me Energji Elektrike (KEDS), ka filluar inspektimin e pikave matëse kufitare në veri të vendit.

    Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të KEDS, derisa thuhet se ky inspektim po realizohet nga drejtorët në KEDS:  Shukri Aliu – Departamenti i Humbjeve, Bujar Jupaj – Departamenti i Sistemit të Operimit, dhe Milazim Avdiu – Departamenti i Operimeve, i përcjellur nga ekipet e majteve dhe mbrojtjes.

    “Direkt nga Veriu i Kosovës, ku po bëhet inspektimi i pikave matëse kufitare. Ky inspektim po realizohet nga drejtorët në KEDS:  Shukri Aliu – Departamenti i Humbjeve, Bujar Jupaj – Departamenti i Sistemit të Operimit, dhe Milazim Avdiu – Departamenti i Operimeve, i përcjellur nga ekipet e majteve dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe gjatë muajit të kaluar kompania serbe për furnizim me energji (Elektrosever), ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), për furnizim me energji elektrike të katër komunave veriore të Kosovës.

    Derisa nga 1 janari i këtij viti, energjia elektrike e shpenzuar në katër komunat veriore do të paguhet njësoj si në pjesët tjera të vendit.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), Evetar Zeqiri.

    /teve1/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark