KEDS ka njoftuar se e kundërshton vendimin e Inspektoriatit të Punës, i cili ka vendosur në favor të ankesës së Federatës së Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova”.
Përmes një komunikate për media KEDS konsideron se vendimi i Inspektoriatit të Punës, është “kapërcim të kompetencave që i njeh Ligji”.
KEDS thotë se ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, ndonëse Federata e Sindikatave të Pavarura kërkon nëpërmjet përmbaruesit dhe gjykatës që të ekzekutojë vendimin e Inspektoratit të Punës.
“KEDS po e kundërshton në gjykatë edhe kërkesën për ekzekutim. Ne jemi të gatshëm që ta ndjekim procesin deri në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo do të jetë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona të ligjshme”.
“Ne besojmë se KEDS ka vepruar në përputhje të plotë me kërkesat e ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës kur ka mbyllur departamentin dhe pozicionet e tepërta të punës, që sollën ndërprerjen dhe mos-ripërtëritjen e kontratave të një numri punonjësish”, thuhet më tej në njoftim.
Inspektoratit i Punës në dy shkallët ka vendosur që afër 93 punëtorë që janë larguar nga puna, të kthehet në vendin e tyre të punës ndërkaq para disa ditësh Gjykata e Apelit, ka refuzuar si të pabazuar ankesën KEDS-it, duke e vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. /Insajderi.com