Insajderi
Biznes

KEDS me rrjet modern në lagjen Qafa

Insajderi
02 September 2020 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS me rrjet modern në lagjen Qafa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KEDS po investon fuqishëm edhe në lagjen Qafa të Prishtinës. Mbi 2 mijë konsumatorë të kësaj lagjeje, duke përfshirë edhe dhjetëra biznese, do të kenë rrjet kompatibil me rrjetet më të avancuara evropiane dhe furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike.

Rrjeti i instaluar aty dekada më parë, pothuajse ka përfunduar jetëgjatësinë e tij.  Me rritjen e numrit të banorëve në këtë lagje është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Mbingarkesat në rrjet që shkaktonin në të kaluarën ndërprerje, po eliminohen tërësisht. Stabilimentet e vjetra që nuk i përshtaten teknologjisë së re energjetike, po zëvendësohen tërësisht me të reja.

KEDS në lagjen Qafa, po zëvendëson edhe transformatorët, po ndërton rrjet të ri të tensionit të mesëm dhe po rrit kapacitetet e furnizimit me energji elektrike. Kësisoj po krijohen linja alternative, që nënkupton se nëse një dalje ka prishje, menjëherë furnizimi kalon në daljen alternative dhe konsumatori nuk ballafaqohet me mungesë të energjisë.

Investimet e KEDS në Prishtinë për sivjet kapin shifrën e 17 milionë eurove. Në këto projekte janë të angazhuar mbi 800 punëtorë, të cilët po bëjnë maksimumin që ndalesat e energjisë elektrike të jenë sa më të rralla, në mënyrë që këto punime të kenë ndikim minimal në aktivitetet ditore të qytetarëve. Përmes këtij investimi, KEDS do të ofrojë shërbime moderne dhe të kualitetit më të lartë për konsumatorët e kryeqytetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark