"KEDS t'i kthehet popullit" - Protestuesit ia 'zënë' derën ZRRE'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “KEDS t’i kthehet popullit” – Protestuesit ia ‘zënë’ derën ZRRE’së

    Insajderi
    11 April 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën moton “Asnjë cent më shumë”, ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan Insajderi.

    Protesta ka filluar në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) mori vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës, i cili ende nuk është bërë publik.

    Protesta ka filluar nga sheshi Zahir Pajaziti. E për momentin qindra protestues ia kanë ‘zënë’ derën ZRRE’së.

    “KEDS t’i kthehet popullit”, kanë shkruar protestuesit para derës së ZRRE.

    Ndërkohë, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRrE.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark