Insajderi
Lajme

“Vdekje oligarkëve”, “Nuk duam të ikim prej Kosovës” – nis protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë

Insajderi
11 April 2025 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vdekje oligarkëve”, “Nuk duam të ikim prej Kosovës” – nis protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë, shkruan Insajderi.

Sic shihet nga pamjet, ata po mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme si: “Jo më padrejtësi, në emër të energjisë”, “Asnjë cent më shumë”, “Nuk duam të ikim prej Kosovës”, “Vdekje oligarkëve”, etj.

Kjo është protesta e dytë e organizuar.

Siç shihet nga pamjet edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të raportuara, në mbledhjen e ZRRE-së është marrë vendimi për rritjen e çmimit të rrymës deri në 16%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark