×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Keisi e pranon që është e dashuruar me dikë brenda shtëpisë së BBVA, Lorenci bën veprimin e papritur

    Insajderi
    30 March 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Historia e mbyllur e Lorencit dhe Keisit, e cila u bë publike në shtëpinë e Big Brother duket se po rinis sërish.

    Pasi vëllai e madh e pyeti për raporin që kishte me Keisin, Lorenci zgjodhi të shprehej pa marrë parasysh nëse kjo e fundit dëshironte apo jo të bëhej publike lidhja e tyre në të shkuarën.

    Deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit, shkaktoi debat mes banorëve, të cilët e konsideruar veprimin e Lorencit  si një lojë për të marrë vëmendje në prime.

    Por kjo nuk u pa kështu nga Kjesi, e cila jo vetëm nuk u hodh kundër veprimit të tij por ishte mjaft e qëtë dhe e patrazuar. Së fundmi Keisi, i ka thënë  Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP.

    Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të. Më pas Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim.

    Pjesë nga biseda:

    Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

    Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

    Keisi: Jo, e kam përballë.

    Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

    Nita: Oo kuku

    Lorenci: Tani e kapa unë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark