×
  • Showbiz
  • Show

    Keisi tregon për herë të parë se çfarë i pëlqen tek Kristi!

    Insajderi
    19 February 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

    Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

    Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Temë e bisedës ishte dhe marrëdhënia deri tani  Kristit dhe Keisit dhe nëse mund të jenë një çift i ardhshëm. Vetëm pak më parë Keisi ka treguar se çfarë i pëlqen dhe e tërheq tek Kristi.

    Keisi: Gjëja e parë që më pëlqen se është i sinqertë është vetvetja, siç e jam dhe unë, nuk futem në diskutime kot më kot dhe shpreh mendimin e tij lirisht dhe kjo gjë më pëlqen… shumica stepen kur flasin, por Kristi nuk e bën është ndryshe nga meshkujt që kam rastisur në jetën time…

    Kiara: Do i bësh këngë se je ti këngëtarja

    Keisi: Avash avash

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark