×
  • Showbiz
  • Show

    Kejvina i kthehet inatit të vjetër me Luizin, ky është veprimi që ajo bëri kundër tij

    Insajderi
    03 June 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ndër momentet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP ishte debati i ashpër mes Luiz Ejllit dhe Kejvina Kthellës ku debati mes tyre agravoi aq sa kjo e fundit e goditi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.

    E ky veprim i këngëtares solli dhe elimininim e saj nga loja, e cila disa javë më pas i dërgoi Luizit një dron ku i kërkonte publikisht falje dhe që atëherë modelja e ka shprehur jashtë mbështetjen e saj për Luizin.

    Mirëpo së fundmi duket se ka ndodhur sërish diçka mes dy ish-banorëve, kjo pasi është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende follow Kejvinën.

    Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes apo cila është arsyeja e këtij veprimi.

    Kujtojmë se disa javë më parë fituesi i “BBVIP” foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e famshme ka mbetur aty dhe tashmë njerëzit duhet ta duan për atë që është jashtë.

     “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”– u shpreh asokohe këngëtari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark