
Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për ndalimin e njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B”.
Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit, gjë që sipas tyre ka ndodhur edhe vjet, shkruan Insajderi.
LEXO EDHE:
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dt: 09.04.2025, për shkak të rjedhjeve të konsiderueshme të ujit.
Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme.
Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të tyre.
Koorporata tutje thotë se ka arritur të sigurojë përreth pesë mijë megavat për orë nga burime të jashtme, që “përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”. /Insajderi.org/