Insajderi
Lajme

KEK rikthen në operim Njësinë A3, pesë njësi gjeneruese tashmë aktive në sistem

Insajderi
21 January 2026 - 12:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEK rikthen në operim Njësinë A3, pesë njësi gjeneruese tashmë aktive në sistem
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme, duke u rikthyer në operim të plotë.

Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, Njësia A3 është startuar me sukses dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 06:47, duke u zhvilluar gjithçka në përputhje të plotë me standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.

Me rikthimin e kësaj njësie në funksion, KEK-u ka bërë të ditur se aktualisht në sistem janë aktive gjithsej pesë njësi gjeneruese: A3, A4, A5, B1 dhe B2.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark