×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KEK urdhërohet të kalojë 3.3 milionë euro tek 1 mijë e 300 punëtorët që fituan rastin në Gjykatë

    Insajderi
    12 May 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbi 1300 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që kanë bërë padi në vitin 2012 lidhur me pagesën e vikendeve për punëtoret me ndërrime, Gjykata Themelore të premten ka urdhëruar përmbarimin e mjeteve financiare prej 3.3 milionë nga KEK-u për transferimin e parave te punëtorët të cilët kanë fituar të drejtën.

    Këtë vendim gjyqësor e ka mirëpritur kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, i cili konfirmoi për KosovaPress se Gjykata Themelore ka urdhëruar përmbarimin e mjeteve financiare nga KEK-u.

    “I njoftojmë të gjithë punëtoret që kanë bërë padi në vitin 2012 lidhur me pagesën e vikendeve për punëtoret me ndërrime, se Gjykata Themelore ka udhëruar përmbarimin e mjeteve nga KEK-ut dhe do t’iu transferohen punëtorëve të cilët kanë fituar të drejtën”, thotë ai.

    Agjencia ka raportuar muaj më parë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk po e zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese tash e mbi pesë muaj për t’ua paguar 3.3 milionë euro mbi 1,300 punëtorëve të saj.

    Punëtorët e KEK-ut presin të marrin mesatarisht nga 3 mijë 500 euro secili për punën e kryer gjatë ditëve të vikendeve, e të cilat nuk iu ishin paguar më parë.

    Rasti ka marrë epilog final ligjor në fund të muajit shtator të vitit 2022, bazuar në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese.

    Këtë shumë të parave prej 3.3 milionë eurosh KEK detyrohet t’ua ndan punëtorëve si kompensim për ditët e punës gjatë vikendeve, për periudhën 2011 deri më 2018.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark