Insajderi
Analiza

KEK’u paguan fort shtrenjtë konsulentin në moshë të shtyrë, do t’i marrë 2,500 euro në muaj

Insajderi
26 March 2026 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEK’u paguan fort shtrenjtë konsulentin në moshë të shtyrë, do t’i marrë 2,500 euro në muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Shkruan: - Besnik Gashi

Ismet Raça është shpallur fitues në tenderin emergjent për konsulent në Mihje në Koorporatën Energjetike të Kosovës. Ai është shpërblyer me vlerë totale të ofertës 15 mijë euro.

Ismet Raça do të paguhet 2,500 euro në muaj për gjysmë viti për konsulencën që pritet t’ia ofrojë KEK-ut ofrojë lidhur me asistencën për miniera dhe prodhim të qymyrit.

Detaje të hollësishme lidhur me këtë raportim mund t’i gjeni në storien në vijim:

Në bazë të përshkrimeve të tenderit, Raça pritet që të ofrojë këshilla profesionale lidhur me prodhimin dhe implementimin e projekteve specifike që po zhvillohen ose planifikohen në të arhmen afatmesme dhe afatgjatë.

Raça ishte ofertuesi i vetëm në këtë tender, i cili ka ofertuar aq edhe sa ka qenë e paraparë vlera e kontratës: 15 mijë euro.

Pak para publikimit të procesverbalit të shpalljes së ofertave, Gazeta Insajderi pati marr vesh se ky tender ishte i kurdisur për Raçën.

Insajderi e kishte kontaktuar atë, për ta pyetur nëse pritet të shpallet fitues në tenderin për konsulent.

Ai kishte gënjyer duke mohuar se është pjesëmarrës në tender pasi që është në moshtë shtyer, si dhe kishte pasur akuza të rënda për mediat. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark