×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelani: 450 kadetë do t’i shtohen Policisë së Kosovës

    Insajderi
    05 April 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani.

    Ai mes tjerash ka folur edhe për Akademinë për Siguri Publike.

    “Dje e kemi bërë listën publike, sa i përket konkursit për kadetë që synojnë të shkojnë në akademi. 370 kandidatë të cilët kanë qenë në listë të pritjes për gjeneratën e 57-të, tash janë në pritje që të bëhen gjenerata e 58-të me radhë. Pritet që 450 kadetë të fillojnë më 12 prill”, ka thënë Kelani.

    Kelani ka folur gjithashtu edhe për datën kur pritet të nënshkruhen kontratat.

    “Nga nesër, me datë 6 dhe 7, pritet që nga lista të cilën e kemi publikuar dje të vijnë policët ta nënshkruajnë kontratën, të cilën edhe ju si media mund ta përcillni”, tha Kelani në konferencën për media./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark