×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Këllçet, Brezovica, Mërgata”, deputet Bajqinovcin e nervozon vendimi i Kushtetuesës, sulmon opozitën

    Insajderi
    26 December 2023 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave në sektorin publik e ka bërë nervoz deputetin nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin. Ai ka shprehur mllef ndaj opozitës, teksa ka përdorur edhe gjuhë vulgare, duke thënë se këta të fundit “s’kanë këllqe” për betejë me qeverinë.

    Bajqinovci e ka bërë një reagim të gjatë në ‘Facebook’, duke thënë se opozita po provojnë “ta shantazhojnë qeverinë” përmes Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Tani, në mungesë të këllçeve për betejë vlerash, po provojnë të shantazhojnë qeverisjen me metoda të shtetit të kapur, përmes Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit etj.  E pamë se sapo doli sondazhi që e nxjerrë Albin Kurtin dhe LVV me afër 49%, Avokati i Popullit, paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në postimin e tij.

    “Kinëse për cështjen e përfaqësimit gjinor e në fakt, qëllimi është që, të pengohet votimi i mërgatës nëpër ambasada. Edhe më parë jeni mundu me pengu mërgatën por vecse e keni konfirmuar se sa i nevojshëm e i rëndësishëm është ndryshimi kolosal që ka ndodhur më 14 shkurt 2021. Edhe kësaj radhe, jeni në rrugë të gabuar”, vijon postimi i tij.

    Ai ua ka përmendur opozitës edhe “villat në Brezovicë”.

    “Lëvizjet e juaja gjasojnë me lëvizjet e të mbyturit në baltën e gjallë. Kohë të gjatë keni pas shkëputje nga realiteti social i qytetarëve e jeni pas mbyllë nëpër villa të Brezovicës sa që, nuk po e kuptoni se përse jeni ndëshku nga qytetarët”.

    Krejt ky reagim i mllefosur i Bajqinovcit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark