×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kelmendi: BIK dënoje sulmin, përndryshe i mvesh vetes autorësi

    Insajderi
    12 April 2023 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari, Adriatik Kelmendi ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës duhet të reagojë për Valon Sylën. Sipas tij, nëse nuk reagon i bie që inkujaron për të sulmuar.

    “Nëse pajtohet me sulmuesit, a i bie se inkurajon edhe të tjerët për t’i sulmuar fizikisht ata me të cilët në ndonjë formë nuk pajtohet?”.

    Tutje, ai ka thënë se feja Islame është paqe, ashtu siç pretendojnë për veten thuajse edhe të gjitha fetë e tjera.

    Kelemendi ka thënë se paqja nuk e duron dhunën, por paqja mbëlton lirinë.

    “BIK reago! Dënoje sulmin! Përndryshe, i mvesh vetes autorësi!”, është shprehur Kelemendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark