×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Më ofruan post ministror për të përkrahur zgjedhjen e Thaçit

    Insajderi
    02 March 2016 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi, ka thënë se atij i është ofruar post ministror vetëm që të qëndrojë në sallën e Kuvendit të Kosovës në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president i ri i vendit.

    “Nga unë është kërkuar të qëndroj në sallë, me ç’rast plotësimi i kësaj kërkese do të rezultonte më marrëveshje politike. Marrëveshja politike ka përfshirë që të jem pjesë e koalicionit qeverisës, për të drejtuar ministri, por që edhe të jemi pjesë e diplomacisë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, për këtë gjë ai u takua edhe me presidentin në ardhje, Hashim Thaçi.

    “Takimet e para për të më bindur për të qëndruar në sallë, kanë filluar para tri javëve, por takimet e fundit kanë qenë dy ditë para zgjedhjes së presidentit. Takimin e fundit e kisha me presidentin tashmë të zgjedhur, Hashim Thaçi”, ka thënë ai në një intervistë dhënë RTV Dukagjinit.

    “Më është ofruar mundësia që të marrë në kompensim pozita për anëtarët e partisë ‘Fjala’. Ka qenë takim mjaft i gjerë. Përveç deputetit Ramiz Kelmendi, ka pasur përfaqësues të biznesit të Kosovës, por ka pasur edhe përfaqësues fetar”, ka shtuar Kelmendi./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark