Njeriu i cili mbron më së shumti të drejtat e komunitetit myslimanë në Kuvendin e Kosovës, Gezim Kelmendi, ka thënë se në partinë FJALA në të cilën ai është kryetar, ka të anëtarësuar edhe njerëz të besimit katolikë.
“Partia FJALA është për tërë qytetarët e Republikës së Kosovës. Me sa di unë, në partinë tonë e në rrjetin e anëtarësisë kam parë edhe anëtarë të besimit katolik”, tha Kelmendi në emisionin “Saktë” – First Channel .
Ai po ashtu ka thënë se femrat në Kosovë duhet të punojnë vetëm 4 orë në ditë dhe të paguhen njejtë me meshkujt.
Kelmendi më parë ka qenë pjesë e Partisë së Drejtësisë për vite me radhë, e cila udhëhiqet nga ministri aktual i Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani. /Insajderi.com