Gjatë ditës së djeshme, futbollisti Shend Kelmendi ka rinovuar kontratën me SC Gjilanin.
Kelmendi ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në Gjilan edhe për dy vitet e ardhshme.
Ai për faqen zyrtare të klubit ka treguar synimet dhe objektivat në vazhdim.
“Ambicjet e klubit, atmosfera që po mbretëron dhe mbi të gjitha korrektësia që e karakterizon klubin e Gjilanit më kanë shtyrë që të mos mendoj dy herë për të vazhduar bashkëpunimin”.
“Kam kaluar dy vite fantastike dhe ndjehem si në shtëpinë time. Si gjithmonë do të angazhohem maksimalisht për ngjyrat e këtij klubi për t’i arritur objektivat”.
“Evropa është objektivi ynë i parë dhe synojmë të paraqitemi sa më mirë në këto ndeshje”, ka përfunduar Kelmendi.