×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi i përgjigjet Krasniqit: Jam i njëjti që kam qenë në PDK

    Insajderi
    22 March 2017 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i vendit, Ramiz Kelmendi i është përgjigjur deklaratave të nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e quajti sot Kelmendin biznesmen që krejt “pasurinë e tij e ka krijuar dukë bërë biznes me Serbinë, në dëm të ekonomisë së Kosovës”.

    Kelmendi e ka quajtur fillimisht ministrin “një djalë të ri të papjekur”, dhe më pas ia ka kujtuar një fakt.

    “Memli, jam Ramiz Kelmendi i njëjtë, që gjersa isha në PDK, në konsideratën tënde isha, një punëdhënës i madh dhe i suksesshëm,ekonom i Kosovës dhe rajonit, mbështetës i zhvillimit ekonomik, veçanërisht i projekteve të bujqësisë, isha i përkrahur dhe i respektuar e kështu me radhë”, ka shkruar Kelmendi.

    “Memli i tillë jam ai që më njeh. Nuk kam ndryshuar unë nga ajo kohē, por ka ndryshuar sot, deklarimi dhe qëndrimi yt për mua. E vetmja gjë që nga ajo kohë ka ndryshuar tek unë, është subjekti politik, dhe unë të kuptojë”, ka shtuar ai./Insajderi.com

    [arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frkelmendi%2Fposts%2F633906880067533&width=500″/]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark