×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kelmendi: Rrena i ka këmbët e shkurtra, a ju kujtohet që MINT-i thoshte se nuk janë bërë përmirësimet?

    Insajderi
    03 August 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Komerciale ka marrë vendim për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve lidhur me rastin e Klan Kosovës.

    Pas vendimit, ka ish-drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi. Ai tha se gjykata ka përgënjeshtruar MINT-in dhe disa zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët deklaronin se Klan Kosova nuk i ka bërë përmirësimet e nevojshme.

    Kelmendi tha se ‘rrena i ka këmbët e shkurtra’.

    “Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova”, ka shkruar Kelmendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark