×
Show

Me këmbë në tokë, Buta shpjegon “Mbi Re”

Insajderi
29 July 2017 - 21:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Uh, Uh, hala e njejt kurgjo tre. Buta po vazhdon pare të reja me njeh dhe seksin me femna të tjera, të reja në WC.

Megjithatë ka të reja. Buta ka sjellë një bashkëpunim me Ledrin megjtihatë këtë herë nuk do të flitet për këtë bashkëpunim.

Ai për Insajderin ka sqaruar disa detaje nga kripi i ri “Mbi Re”.

Gjëja e parë që është e re dhe këtë e kanë vërejtur menjëherë fansat është “look-u”.

Një stil i veshjes që mund të quhet i guximshëm në skenën e hip-hopit ani pse Buta nuk bënë hip-hop.

Megjithatë duket se disa fansa këtë nuk e kuptojnë dhe kanë këto komente:

Por Buta i cili është duke punuar edhe për linjën e tij të veshjeve thotë se “maica ndër pantolla” është një veshje e zakonshme e tij. Edhe pse duket se ai ka dashur që të bëjë një diferencë me këtë veshje ai thotë se nuk ka qenë me qëllim. Thjesht ka qenë vetja.

“Nuk ka ndonjë qëllim. Moti veshi maica mrena. Por vetëm ka qenë për herë të parë në një videoklip”, ka thënë Buta.

Buta në fakt e ka një përgjigje tepër të thjesht për secilën skenë ani pse ato nën regjinë e Veton Bekteshit duken se marrin një tjetër rëndësi. Megjithatë, Buta e din.

Në një skenë tjetër të videos, Buta është në veturë, mbi të në fakt, të cilin e vozitë menaxheri i tij, Faton Shoshi. Skaj tij është Ledri.

“Te skena në kerr ideja ka qenë mu dok fly, po ma ‘laid back’”, thotë Buta.

Ai nuk ka sesi të mos mburret edhe me markën e xhaketës së tij.

“Valentino osht qaj sweater”, thotë ai.

Në dy skena të tjera Buta është duke iu folur për “mosbesim” disa burrave në një tjetër disa çikave. Për këtë nuk ka nevojë për sqarim shtesë. Megjithatë Buta e përmbledhë me disa shprehje krejt këto skena.

“Te skena me burra thjesht tregoj se nuk ju besoj. Te skena me dh*** u kon mu dok fly tamam ‘going out swag’ kur del njeri natën”, thotë ai.

Pra mu dokë “rich gang powerful”.  Dhe ja ka arrit. Mbi Re./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark