×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kemi kërcënime të vazhdueshme në veri”- kështu e arsyeton mos-pjesëmarrjen Kurti në një tubim elektoral jashtë vendit

    Insajderi
    21 April 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe pjesë e koalicionit VLEN me partinë e tij Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një arsyetim sikurse të ishte në luftë për mos-pjesëmarrje në dy tubime elektorale në berlin e Cyrih.

    Përmes një fjalimi, të shpërndarë nga këshilltari i tij Bekim Qoku, tashmë kandidat për deputet në Maqedoninë e Veriut, thotë se një nga arsyet e mos-pjesëmarrjes në këtë tubim elektoral janë edhe “kërcënime të vazhdueshme nga fqinji ynë verior i cili këtë javë po mban ushtrime ushatarke, sidomos në Peshter, dje me dronë luftarakë kamikazë, 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg Malit të Zi”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në Kosovë jemi duke e bërë edhe regjistrimin e popullsisë i cili filloi para dy javëve dhe zgjat deri më 17 maj. Ky regjistrim i popullsisë është vendimtar për planifikim të saktë dhe shpërndarje të drejtë në çdo fushë e sektor. E di që regjistrimi i fundit në Maqedoni të Veriut i nxori shqiptarët 29,5% të popullsisë. Por e di që mërgata jonë shqiptare nuk është e ndarë sipas shteteve ku jemi në Ballkan, andaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë në tubim që të regjistrohen. Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës, dhe prej se është hapur platforma janë regjistruar afër 35 mijë qytetarë deri më tani. Andaj, bëjeni regjistrimin online përmes platfomës ediaspora.rks-gov.net”, thuhet në fjalimin e tij.

    Fjalimi ka edhe elemente thumbuese për garuesit e tjerë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

    “Unë uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të jenë pro-evropiane, demokratike, progresiste. Të tillë që ta mbështesin fuqishëm ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës me tunel nën Malet e Sharrit e që i lidh Prizrenin me Tetovën, duke e përgjysmuar kohën e udhëtrimit. Uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të dalin nga i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” që lindi në Novi Sad. Nisma “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm evropiane. Ballkani evropian që e duam e na duhet është mjaftueshëm i hapur. Dhe, uroj që në politikën e jashtme të fqinjësisë së mirë Presidenti dhe Qeveria e ardhshme në Shkup t’i vendosin më lart Tiranën e Prishtinën, bashkë me Sofjen e Athinën, sesa Beogradin”, thuhet tutje në fjalim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark