Insajderi
Lajme

“Kemi pritur mbështetje shumë më të madhe” – Molliqaj thotë se PSD do ta analizojë rezultatin

Insajderi
07 June 2026 - 22:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kemi pritur mbështetje shumë më të madhe” – Molliqaj thotë se PSD do ta analizojë rezultatin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se rezultati i partisë së tij në zgjedhje nuk është as afër asaj që kishin pritur.

Molliqaj deklaroi se PSD kishte pritur mbështetje dukshëm më të madhe nga qytetarët, por theksoi se partia do ta analizojë rezultatin në aspektin politik në ditët në vijim.

“Nuk është ky rezultat që e kemi pritur, sepse kemi pritur qartazi mbështetje shumë më të madhe për neve. Dhe analizat shumë shpejt do t’i bëjmë, ajo që po shohim se rezultati ka lëvizur pak të të gjitha subjektet por për neve që kemi garu për herën e parë është ky rezultat…”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai u shpreh se nuk pret që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke vlerësuar se do të ketë bashkëpunim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera parlamentare për formimin e institucioneve.

Sipas Molliqajt, rezultatet kanë shënuar lëvizje të vogla te të gjitha subjektet politike, ndërsa PSD, si subjekt që garoi për herë të parë në këtë formë, do të bëjë vlerësimin e performancës së saj pas përfundimit të procesit zgjedhor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark