×
Show

Kemi tru “edhe në bark”

Insajderi
21 July 2016 - 14:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Neuronet nuk ndodhen vetëm në tru dhe palcën kurrizore. Ato janë të pranishme në sasi të konsiderueshme, edhe në zorrë dhe përbëjnë të ashtuquajturin sistem nervor enterik. Stomaku, zorrët, dhe gjëndrat në sistemin tonë të tretjes, varen nga truri shumë më pak sesa mendohej më parë, për shkak se ata mund të llogarisin një “tru” lokal që përbëhet prej më shumë se 100 milionë neuronesh, numër i njëjtë me ato në palcën kurrizore.

Neurotransmetuesit

Edhe neurotransmetuesit e sistemit nervor enterik përdoren nga truri:acetilkolina, dopamina dhe serotonina. Më shumë se 90 për qind e serotoninës të trupit gjendet në stomak, dhe po ashtu edhe rreth 50 përqind e dopaminës. Kjo është arsyeja pse, sipas disa neurofiziologëve, sistemi i tretjes është më i ndjeshëm, për shembull, ndaj ndryshimeve të humorit si dhe emocioneve të dhunshme si frika, por edhe ndaj çrregullimeve neurodegjenerative si Parkinsoni dhe Alzheimeri. /bota.al

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark